Sot dita ime e tretë e trajnimit dhe e praktikës  ishte “Vinyasa Yoga”. Është pa dyshim një nga teknikat që do këllqe të forta për tu përballuar… Në trajnimin që bëra sot për të njohur “Vinyasa” më mirë, ishin lëvizjet e shpejta dhe të përsëritura më shumë se 4 herë… Unë e kam shprehur edhe në librin tim “Yogaland”, se  “Vinyasa”, është e vështirë për fillestarët që ti  përballojnë lëvizjet e sinkronizuara gjatë gjithë klasës. “Vinyasa”do të thotë “lëvizje e sinkronizuar me frymë”, për më tepër kur këllqet arrijnë edhe e përballojnë deri në fund të klasës praktikën, atëhere e kupton stilin e rrjedhës fantastike që ajo ka.

- SPONSOR -Smiley face

Sot vura re shumë mirë që praktika “Vinyasa”ka shumë të përbashkëta me “Ashtanga Yoga” të cilat gjithashtu lidhen me  sekuencën e vazhdueshme përmes frymëmarrjes. Ndërkohë që “Ashtanga“përdor një sekuencë të parashikuar të pozave që mësohen në të njëjtën mënyrë në çdo klasë, Vinyasa është shumë më fleksibël.

 E dini çfarë ka tjetër të veçantë “Vinyasa” dhe pse dallohet nga praktikat e tjera aktive? Ajo ju fal shumë kardio .

 Kardio është një pjesë e rëndësishme e çdo rutine fitnesi.  Sekuenca e vazhdueshme e jogës “Vinyasa “është e shkëlqyeshme për të bërë zemrën tuaj të  ushtrohet në ritëm, edhe kur ritmi është relativisht i ngadaltë. Në fund fare di t’ju them se “Vinyasa” është argëtuese, sepse me  lëvizjet që rrjedhin dhe muzikën e shkëlqyer që zakonisht ajo ka në klasë,e bën që të ndihet si një praktikë “stil” plot argëtim./mulliri.al

Dr.Riselda Sejdiu

- SPONSOR -Smiley face