Drake i ka dalë në mbrojtje fanseve të tij në një koncert në Sydney ditën e mërkurë. Reperi kanadez 31-vjeç është filmuar duke kërcënuar një mashkull pasi e pa atë duke ngacmuar dhe prekur vajza të ndryshme në koncert. Në mes të performancës së tij, Drake i ka bërtitur fansit, duke i thënë: “Nëse nuk ndal së prekuri vajzat, do vi dhe do të çoj në djall”, shkruan topalbaniaradio. Incidenti ndodhi ndërkohë që Drake po performonte në një klub nate në Sidney. Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Drake Graham, ka pushtuar kryeartikujt e mediave rozë këtë muaj pas deklaratës së bërë se ai është duke mbledhur çanta të firmës Hermes Birkins për gruan me të cilën do të martohet.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face