Constanze Manziarly ishte 23 vjeçe kur nisi të punonte si specialiste e gatimeve të dietës së Hitlerit më 1943, dhe ajo qëndroi me të deri më 1945-n. Kur Ushtria e Kuqe ndodhej vetëm disa qindra metra larg bunkerit të tij në Berlin, Hitleri dhe gruaja e tij Eva Braun u vetëvranë. Në letrat që i dërgoi motrës së saj, të zbuluara nga një historian gjerman, ajo ankohej lidhur me betejën e saj për ta kënaqur Hitlerin vegjetarian, pavarësisht faktit se ajo ishte një kuzhiniere e specializuar dhe trajnuar në gatimin e perimeve.

- SPONSOR -Smiley face

Ajo gjithashtu e përshkruante Hilterin “të demoralizuar” teksa përballej më disfatën çka e bënte të renë të ndihej se ishte “me një këmbë në varr”. Manziarly, nofka e së cilës ishte Zonja Marzipani, pasi kështu ia kishin vënë SS-të, i përgatiti një drekë me makarona dhe salcë domatesh disa orë përpara se ai të vriste veten, shkruan shqiptarja.com. Mbrëmjen e 30 prillit 1945, ajo gatoi darkën e fundit për Hitlerin, vezë të skuqura me pure patatesh, pa e ditur se ai tashmë kishte vdekur nga vetë dora e tij. Dy ditë pas vetëvrasjes ajo u largua nga bunkeri së bashku me sekretaren e Hitlerit Traudl Junge në një grup të drejtuar nga udhëheqësi i Brigadës-SS Wilhelm Mohnke. Junge raportoi se e pa atë kur u kap nga dy ushtarë të Ushtrisë së Kuqe që e çuan drejt një stacioni të nëndheshëm. Që prej atëhere ajo nuk u pa më kurrë,

- SPONSOR -Smiley face