Policia italiane ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Firence, ndërsa janë arrestuar edhe disa persona, mes të cilëve një shtetas shqiptar.

Sipas mediave vendase, operacioni është zhvilluar nga policia italiane në bashkëpunim me homologët holandezë, të cilët kanë goditur bandën që merrej me trafikun e drogës nga Holanda në Itali.

- SPONSOR -Smiley face

Ndërkohë është publikuar edhe videoja e super aksionit antidrogë. I arrestuari shqiptar është Valentin Selaj, i dashuri Viola Spiros.

Gjatë hetimeve të kryera nga policia në Firence dhe në Holandë, u kryen dhjetra arrestime dhe u kapën gati një ton drogë. Hetimet u koordinuan nga Administrata e Rrethit Firma Anti-Mafia dhe autoriteti gjyqësor holandez.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni është zhvilluar në Firence, Amsterdam dhe Roterdam, ku hetuesit holandezë dhe policia e Firences kanë arrestuar shtatë persona përgjegjës për trafikun ndërkombëtar të drogës, posedim të paligjshëm të armëve dhe pastrimit të parave.

Gjithashtu bëhet e ditur se hetimet filluan në maj të vitit 2015. Aksioni është rezultat i një hetimi nga prokurori i Firences- Anti-Mafia, gjatë të cilit është shkatërruar një rrjet kriminal shqiptar, të përkushtuar për trafikun ndërkombëtar të drogës nga Amerika e Jugut qe vinte në Itali përmes Holandës, dhe paratë me pas xhiroheshin perseri.

 

Kujtojmë se media lokale “lanazione.it” në 17 nëntor ka hapur gazetën me një foto të Valentin Selajt dhe Viola Spiros. Por në informacionin që shoqëron lajmin në medin italiane për arrestmin dhe videon e postuar nuk ka detaje për personat që u prangosën si pjesë e bandës.

- SPONSOR -Smiley face