Para pak ditësh janë shpallur nominimet për ngjarjen e madhe të vitit ‘American Music Awards . Bebe Rexha dhe Dua Lipa, janë dy shqiptaret me famë botërore që janë nominuar.

Duke u Ngarkuar...

Dua është nominuar në vetëm një kategori si ‘Artistja e re e vitit’ kurse Bebe nominohet në dy kategori tjera me këngën ‘Meant to be’. Megjithatë në këtë event siç duket ka munguar artistja tjetër, Rita Ora e cila nuk është zgjedhur për asnjë kategori.

Dua Lipa në postimin e saj të fundit në Instagram ka falënderuar ‘American Music Awards’ për përzgjedhjen. ‘Faleminderit amas për nominimin si artistja e re e vitit!! E emocionuar  t’ju shoh të gjithëve”, ka shkruar ajo./mulliri.al

- SPONSOR -