Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për Elle ku ka zbuluar sekretet e bukurisë së saj dhe rutinën që ndjek. Dua Lipa zgjohet në orën 06:30 të mëngjesit, ushtrohet pesë ditë në javë dhe kujdeset shumë për lëkurën e saj. E fillon ditën me një dush e nga shtëpia nuk del nëse nuk ka aplikuar produktet e fytyrës pa të cilat nuk bën dot ! Serumi me vitaminë B, kremi hidratues dhe kremi me faktor mbrojtës. Dua pranon se kaq e kujdesshme ndaj kujdesit të lëkurës ka filluar të tregohet pas udhëtimeve të shpeshta që i duhet të bëjë !

Në mbrëmje nuk harron të heqë grimin me një vaj pastrues, ndjekur me një serum probiotik dhe krem për fytyrën. Në ditët kur Dua është më pak e ngarkuar, ajo përpiqet ta lërë fytyrën të marrë frymë. Nuk vendos make-up vetëm lyen pak vetullat qerpikët dhe është gati për të dalë. “Kur shikohem në pasqyrë shoh që vetullat e mia janë perfekte. Ato i kam marrë nga ana e familjes së babait tim, plus mamaja ime nuk më la kurrë t’i hiqja – madje edhe kur ato rriteshin deri tek qepallat e mia!” Një gjë që bukuroshja e ka provuar, por zbuloi që thjesht nuk bënte për të, ishte nxirja artificiale ! Pra Dua zbuloi që veç gjeneve të mira, është e kujdesshme me lëkurën e me produktet që vendos në fytyrë.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face