Ata po përjetojnë një dashuri në distance, Paul Klein gjen gjithnjë mundësinë për t’i shprehur dashurinë këngëtares Dua Lipa. Me çfarë vihet re, lidhja e tyre është serioze dhe ata nuk ngurojne ta shfaqin romancën e tyre edhe në rrjetet sociale nëpërmjet fotove dhe komenteve. Dua Lipa është në kulmin e karrierës së saj. Por edhe pse e ngarkuar dhe në udhetim gjithë kohës, Paul Klein di si ta bëje të lumtur këngëtaren me origjinë shqiptare. Ai i ka dërguar 22-vjeçares një tufë me trëndafila të kuq dhe çokollata, e këto dhurata Dua Lipa i ka postuar në “Insta Story” ku shkruan: “Oh Zot, Paul, ti je i përkryer. Zemra ime është gati të shpërthejë. Faleminderit!”.

- SPONSOR -Smiley face