Sipas studimit të  autorit Clint Emerson, ish-marinsi amerikan,  mendon se  ka disa avantazhe të besh dush me uje të ftohtë e cila ndihmon në shëndetin tonë.

Padyshim një dush i ftohtë në mëngjes na ndihmon që të zgjohemi 100%, por kjo nuk është asgjë në krahasim me përfitimet e tjera shëndetësore që një dush i ftohtë na i mundëson.

- SPONSOR -Smiley face

Forcat Detare Amerikane, gjatë stërvitjes, kalonin shumë orë duke u stërvitur në ujë të ftohtë. Pse? Sepse stërvitja në ujë të ftohtë rrit imunitetin e trupit tonë dhe na bën më të fortë sistemin tonë imunitarë, pra një virus e ka shumë të vështirë ta mundë organizmin tonë.

“Një dush i ftohtë “vaksinon” të gjithë trupin tonë dhe e zhvesh atë nga acidi laktik, gjë që e mban trupin në formë për të nisur një ditë të re me energjinë e duhur”, thotë Clint Emerson.

Edhe pse në pamje të parë duket si torturë, sipas ish-marinsit është një terapi e jashtëzakonshme.

- SPONSOR -Smiley face