Isabella dhe Gabriella janë vetëm 7 muajshe por janë bërë dy yje të Instagramit qëkur mamaja e tyre azhornon faqen me fotot e vajzave.  Ato janë binjake, por njëra ka ngjyrën e lëkurës të bardhë ndërsa tjetra të zezë.

“Kemi marrë shumë komplimenta” shprehet mamaja e binjakeve, Clementine Shipley. Faqja e Instagramit @littlestronggirls i hapur në Korrik ka më shumë se 20 mijë ndjekës.

- SPONSOR -Smiley face

“Ndonjëhërë këmi hasur në ndonjë koment negativ rreth ngjyrës së lëkurës të Gabrielles: pyesin a e duam dhe a konsiderohet njëlloj e bukur si motra saj, pavarësisht ngjyrës së lëkurës”.

Por të gjithë ndjekësit janë të magjepsur nga Gabriella dhe Isabella dhe nga fytyrat e tyre të ëmbla.

Mamaja Clementine shpjegon edhe se shumë persona gabimisht mendojnë së vajzat e saj janë të një rrace të përzier, kur në të vërtetë janë afro-amerikane.

Përvëç dy binjakeve familja Shimpley kanë edhe një vajzë të tretë Angelina, 2 vjeç.

- SPONSOR -Smiley face