Quhet “Support” skulptura monumentale e artitistit të njohur italian Lorenzo Quinn.      Për herë të parë në “Canal Grande” të Venecia-s qendron një vepër artistike me përmasa gjigande, me një lartësi prej 9 metrash. Dy krahë të bardha dalin mbi ujë për të “mbajtur” cepat e Hotelit Ca’Sagredo.

 

- SPONSOR -Smiley face

Kjo vepër artistike kaq madhështore do të tërheqi vëmendjen mbi problematikën gjithmonë e më aktuale të ngrohjes globale. Vetë artisti ka deklaruar “Venecia është një qytet arti që lundron mbi ujë dhe prej shekujsh frymëzon kulturën, por për të vazhduar kështu kërkon mbështetjen e brezit tonë dhe të brezave të ardhshëm, sepse është e kërcënuar nga ndryshimet klimaterike dhe nga degradimi i provokuar nga koha”.

Ato duar të bardha duket sikur duan të “mbajnë” pallatin e vjetër historik të qytetit për t’u mos rrëzuar. Simbolizojnë rolin që qëniet njerëzore mund të kenë në mbështetjen (ose jo) të një pasurie unike kulturore si qyteti Venecias, por edhe më gjerë të gjithë planetit.

Skulpura “Support” e inauguruar për Biennale-n e Venecias më datë 13 Maj, do të qendrojë deri me 26 Nëntor 2017.

- SPONSOR -Smiley face