Këtë javë në Kaliforni mbërritën yjet e serf, sporti ekstrem për të marrë pjesë në testet për “World Surf League” në vendin e quajtur “Surf Ranch”.

E veçanta është se konkurrimi u bë në dallgë të krijuara në një pishine gjigante, diçka që mund të jetë një zgjidhje e volitshme, në kohën kur sërfistëve do t’u duhet të presin që në oqeane të krijohen dallgët e përshtatshme për ta.

- SPONSOR -Smiley face

“Surf Ranch” ndodhet në Lemoore të Kalifornisë, një vend që është diku mes  Los Angelesit dhe San Franciscos dhe ai që e ndërtoi atë është 11 herë kampioni i botës, Kelly Slater.

- SPONSOR -Smiley face