Sot është ditëlindja e shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli, i cili u nda nga jeta më 3 shkurt të këtij viti. Dhe në këtë ditëlindje të parë pa të atin, e bija e tij, Elona Agolli tregon se ka kaluar një natë paq gjumë, por është e lumtur që përmbushi një dëshirë të madhe.

- SPONSOR -Smiley face

“Kalova një natë pa gjumë. Mendoja e kujtoja çaste të së shkuarës në të cilën kujtesa me zor përpiqej lehtas të trokiste… Por nxitja e orëve të pagjuma ishin këto dy libra. Ja dola mbanë. Përmbusha një dëshirë e lumturim. Tamam një vit më parë, babi më puthte në ballë i lumturuar duke ledhatuar kopertinën e “Prit edhe pak”. Dje, kur librat e rinj i mora në dorë, syri u lagështua, prekja u zbut, vështrimi u përqëndrua i palëvizur; Siç shihet e nanuritet një fëmijë ashtu ngaherë i jemi afruar krijesave-libra. Më i gjallë se të gjallët je babushi im”, shkruan ajo në Facebook.

- SPONSOR -Smiley face