Elona Agolli, e bija e shkrimtarit të njohur dhe të dashur për shqiptarët dhe jo  vetëm, ka ndarë me miqtë e saj në Facebook një moment mjaft të rëndësishëm të jetës së saj. Më 24 janar të vitit 2011, ajo është celebruar dhe kujton merakun e të atit atë ditë.

“24 janar 2011. Pas 20 vjet njohje, 15 bashkëjetesë e 12 vjet pas lindjes së Luelit, vendosëm të vinim unazat e celebrimit. Im atë tejet i emocionuar atë ditë të ftohtë dimri, me atë merakun e pashuar prindëror, më tregonte historinë e celebrimit si akt zyrtar i cili në kohën e revolucionit francez ishte i ndaluar, por më pas u pa e arsyeshme që celebrimi te përfillej si akti zyrtar i kurorëzimit të dashurisë së çiftit. Në të ardhmen do të hiqet celebrimi, pasi do të mbizotërojë sinqeriteti i ndjenjës- thoshte pa ngurruar në vërtetësinë e këtij fakti ,babushi im”, ka shkruar Elona, e cila në asnjë moment nuk harron të kujtojë Dritëroin, më të cilin duket se ka pasur një lidhje shumë të ngushtë, aq sa cdo postim në Facebook, lidhet me të!

- SPONSOR -Smiley face