Vendet se ku ju aplikoni parfumin tuaj, kanë shumë rendësi sa i përket zgjatjes së aromës në trupin tuaj. Përveç kyçeve të dorës, janë edhe disa pjesë të tjera të trupit, në të cilat po të aplikohet parfumi, është e garantuar që aroma do të zgjasë më shumë. Që parfumi juaj të zgjasë sa më gjatë, duhet ta hidhni atë jo vetëm tek kyçet e duarve dhe qafa, por dhe në zona të tjera të ndjeshme të trupit si kërthiza. Për shumë mund të tingëllojë e çuditshme por këtë gjë e kanë thënë dhe ekspertët e parfumeve.  Aplikimi i parfumit tek kërthiza e hidraton atë dhe sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë, si dhe krijon nxehtësi duke e bërë aromën e parfumit më të fortë.

- SPONSOR -Smiley face