Cara Delevingne dhe Ashley Benson, të dyja profesion aktore dhe modele konfirmuan një vit më parë lidhjen mes tyre përmes një videoje. Por ndryshe nga shumë lesbike të tjera, ato nuk e kanë farë problem të shfaqen në publik si një çift, e as puthjet nuk kanë të munguar. E së fundmi modelja Ashley ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram foto bardhë e zi ku shfaqet tërësisht nudo.

Fotot e modeles mori pëlqime dhe komente të shumta brenda pak orësh. Gjithashtu dhe aktorja e njohur Rachel Brosnahan bëri një koment në këtë foto por përgjigjen e mori sigurisht nga Cara e cila thjesht s’i reziston dot. “Pa më thuaj mua!”- shkruan Delevingne. Cara dhe Ashley nuk flasin shumë për marrëdhënien e tyre, por vajzat janë shumë të dashuruara dhe jetojnë bashkë.

- SPONSOR -Smiley face