Shtëpia e këngëtares së njohur, Mariah Carey, e cila ndodhet në Los Angelos është vjedhur gjatë kohës kur ajo nuk ka qënë aty. Grabitësi ka marrë portofola dhe syze dielli me vlerë 50 mijë dollarë. Hajdutët kanë hyrë në rezidencën e saj rreth orës 03.00 të mëngjesit të së enjtes dhe sipas zyrtarëve të policisë, të cilët kanë folur për TMZ, ata mund të kenë hyrë nga dera ose dritarja e katit të sipërm. Fatmirësisht Carey ka qënë e sigurtë pasi në momentin e ngjarjes ka qënë në New York.

- SPONSOR -Smiley face

Hajdutët kishin çaktivizuar alarmin kur hynë në shtëpi, por skuadra e sigurisë nuk e kishte vënë re që nuk punonte deri para pak orësh. Nuk është bërë asnjë arrestim dhe hetimet vijojnë. Mariah Carey është një nga njerëzit e famshëm që është vjedhur këtë vit, pas Jason Darulo, David Spade, Alanis Morissette, Emmy Rossum e Scott Disick dhe e dyta që grabitet brenda javës pas këngëtarit, Jason Derulo.

- SPONSOR -Smiley face