Ditën e sotme dy artistët e labelit “Three Doots”, Bruno dhe Mir Vathi janë përfshirë në një aksident mobilistik. Siç bën të ditur “News31.al”, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Maliq, në afërsi të Korçës, ku dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar për të marrë pjesë në një koncert.

Makina e tyre ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë dhe më pas  është kthyer përmbys. Po për fatin e mirë, Bruno dhe Mir Vathi nuk kanë pësuar asgjë, përveç disa plagëve të vogla dhe tani ndodhen në një spital të Tiranës për t’u mjekuar.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face