Që manjakë ka shumë këtë e dimë të gjithë por ky veprim është i frikshëm. Personi që i ka shkuar në shtëpi Ritës mendohet që është një person me probleme të shëndetit mendor.

Duke u Ngarkuar...

Fansi ishte i bindur që Rita dhe ai kishin një marrëdhënie bashkë dhe kishte marrë sendet dhe valixhet e tij për të jetuar në shtëpinë e këngëtares. Kjo gjë ishte tepër e frikshme për Ritën pasi fansi i thoshte shpesh herë që ajo i kishte kërkuar atij që të jetonte me të. Ajo që e ka çuditur Ritën akoma më shumë është fakti që një person që ajo nuk e njihte kishte gjetur shtëpinë e saj. Sigurisht pas këtij  veprimi Rita e ka rritur sigurinë akoma më shumë ndërsa shtëpia e saj 4.5 milion dollarshe ndodhet pranë asaj të familjes Beckham.

- SPONSOR -