Jennifer Aniston i ka habitur të gjithë kur ka pohuar se ka banuar në një shtëpi “të pushtuar” nga fantazmat. “Pjatalarësja punonte vetë, makineria e kafes gjithashtu, radioja më ndizej me volum në maksimum krejt papritur!”- tregon ajo për moderatorin James Corden. Jennifer pohoi se e gjithë kjo periudhë ka qenë e tmerrshme dhe shumë e frikshme për të. Që nga momenti kur u shpërngul në Los Angeles, në fillimet e karrierës së saj, i kanë ndodhur gjëra nga më të çuditshmet, që e bënë të ishte e bindur se shtëpia ku jetonte është e pushtuar nga shpirtra.

Madje, puna u bë aq keq sa yllit të filmave ju desh të punësonte një “kapës fantazmash”- njerëz të cilët thuhet se komunikojnë me shpirtrat. “ Ata kishin një temjan të cilën e vendosën në një enë. Filluan të tregonin gjëra dhe pjata u thye. Më duket se fantazma urrente shoqen time të dhomës…Jo, nuk ja tregova kurrë asaj këtë. Thjesht ika.
Ndihesha shumë keq, por s’i thoja dot që s’të ka qejf ty.”- vazhdoi Aniston e cila duket se që nga ai moment nuk mësoi më se ç’i ndodhi shoqes sepse thjesht u zhduk që aty.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face