Në këtë foto që shihni, mund të mendoni se është një skenë apokalipsi. Por në të vërtetë janë pamjet e filmuara nga drejtuesit e mjeteve në autostradën “405” në Los Angeles. Zona Bel Air quhet rruga që u rrethua nga flakët masive, duke bërë që njerëzit të mendonin për një apokalips. Zjarrëfikësit janë angazhuar në betejën deri tani të humbur ndaj flakëve, që kanë shkrumbuar më shumë se 40 mijë hektarë. Sakaq zjarret më të mëdha në historinë e qytetit kanë nisur të djegin zonat e banuara, por edhe të rrezikojnë jetët e njerëzve seriozisht. Sa i përket numrit të zjarreve, shifra në Los Angeles ka shkuar në 295. Me dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar, ndërsa me qindra shkolla do të qëndrojnë mbyllur deri javën e ardhshme, thonë burimet, shkruajnë mediat amerikane. Autoritetet dhanë paralajmërime edhe për zonat që nuk janë prekur nga zjarret, pasi tymi i denduar ka mbuluar sipërfaqe shumë më të mëdha sesa flakët.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face