Çifti i njohur David dhe Victoria Beckham thuhet se janë infektuar me Covid-19, kur ishin në Los Angeles, Kaliforni, në fillim të muajit mars.

Sipas mediave britanike, ata kishin frikë se ishin ‘super përhapës’, pasi gjithashtu disa prej stafit të tyre ishin të prekur me koronavirus, pas dy javësh të kaluara me fëmijët e tyre në botë.

- SPONSOR -Smiley face

Çifti udhëtuan nga Los Angeles për në Mbretërinë e Bashkuar për të festuar ditëlindjen e 21-të të Brooklyn më 4 mars, para se të ktheheshin në Amerikë më 11 mars.

Ndërkohë e gjithë familja u detyruan të karantinoheshin për një periudhë dy javore, gjë kjo e përcaktuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Pas rikuperimit të tyre nga Covid-19, Victoria dhe David thuhet se kishin bërë teste për të siguruar që nuk kishin më virus, përpara se të niseshin për pushime në Greqi dhe Itali.

- SPONSOR -Smiley face