Ngjarja më e rëndësishme për momentin në karrierën e saj është pjesëmarrja në Super Bowl, ku ylli latin shkëlqeu në kuptimin e plotë të fjalës. Jennifer Lopez ju deshën 10 orë në dhomën e grimin, për të arritur ‘look-un’ që pamë të gjthë në Fianalen e Bowl dhe fatura që ylli latin pagoi për grimin ishte 420 dollarë. Sigurisht që përfundimi ishte magjepsës dhe 50 veçarja mahniti publikun. Megjithatë po flasim për J.lo, e cila nuk mahnit vetëm e grimuar ku ka shpenzuar mijëra dollar, por jo më pak këngëtarja e hitit “Jenny from thë block” lë pa fjalë edhe kur nuk ka asnjë pikë grimi në fytyrë. Lopez është fotografuar mëngjesin e së martës në shtëpinë e saj në Miami së bashku me partnerin Alex Rodriguez dhe pamja e 50 vjeçares ishte më e relaksuar se asnjëherë. E veshur sport me një kostum tute të kuqe, dhe pa asnjë pikë grimi në fytyrë, J.Lo duket e freskët aq sa është e vështirë të besohet se ajo është futur në vitin e 51-të të jetës.

 

- SPONSOR -Smiley face