Tashmë është kthyer në traditë, që Nata e Bardhë, festa që identifikon kreqytetin të festohet ashtu siç e do zakoni. Për këtë festë, kanë ardhur në Tiranë yje të muzikës më të njohurit në të gjithë botën. Pas Giusy Ferreri, tashmë është radha e muzikës britanike, ndaj më 29 nëntor do të performojë në sheshin “Nënë Tereza” këngëtarja shumë e famshme britanike, Emeli Sande. Ajo do të sjellë për publikun shqiptar disa prej hiteve më të njohura si “My kind of Love” “Hurts”, “Read all about it”e shumë e shumë këngë të tjera. Muaji nëntor nis me këtë lajm të mirë nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj.

“E nisim Nëntorin me një super lajm!  Emeli Sandé vjen në Tiranë🇦🇱 në datën #29Nëntor për koncertin e madh të Nata e Bardhë në sheshin Skënderbej. Mos e humb një ditë-natë me koncerte, muzikë, art, surpriza dhe shumë argëtim”, shkruan Veliaj.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face