Këto janë 15 llojet më të çuditshme të luleve në botë. Emërtimet e tyre joshkencore dhe ato shkencore, janë pagëzuar nga njerëzit që jetojnë në zonat ku ato lulëzojnë, apo dhe nga turistët.

- SPONSOR -Smiley face

Lule shahu (Fritillaria)

Fritillaria njihet edhe si lule shahu, sepse lulja e saj ngjanë me tabelën e shahut.

Tricyrtis hirta (Tricyrtis hirta)

Brendia e lulës Tricyrtis hirta duket sikur të ishte nga një planet tjetër. Megjithatë, mos harroni, lulet më të bukura janë lulet e rrezikshme.

Sqepi i papagallit (Lotus maculatus)

Kjo lule ka një ngjyrë të ndezur portokalli, të kuqe dhe të verdhë. Përkundër pamjes kërcënuese, ajo nuk është fare e rrezikshme.

Pantoflat e zonjës (Cypripedioideae)

Lulja Pantoflat e zonjës ka ngjyrë të verdhë/vjollce dhe duket sikur të ishte e dizajnuar për mbathje. Ndoshta, bebeve edhe mund t’u bie tamam.

Hardhia e lodhur (Strongylodon macrobotrys)

Lulja hardhia e lodhur duket si një tufë bananesh. Kjo lule rritet në Filipine, ndërsa me pamjen që ka do të mund të përdorej për ndonjë skenë horrori.

Orkideja fantazmë (Dendrophylax lindenii)

Nëse ekziston ndonjë lule që mund të na shkaktojë ankth me pamjen e saj, atëherë, ajo është orkideja fantazmë. Duket sikur të kishte dalë nga ndonjë film horror.

Lule pasioni (Passiflora)

Lule pasioni mund të gjendet në SHBA dhe në Azi. Kjo lule është shumë e bukur, andaj nuk është për t’u çuditur pse pëlqehen edhe nga kolibri.

Lulehëna (Ipomoea alba)

Kjo lule është e bukur dhe nuk do shumë koment. Përkundër formës së çutishme që ka, ajo është thjeshtë magjepsëse.

Aguliçja ‘Zebra blu’ (Primula acaulis ‘Zebra Blue’)

Aguliçja ‘Zebra blu’ është një lule me pamje të çuditshme – një zebër në botën bimore. Dhe, duket se dhe emrin e ka të qëlluar.

Lule papagalli (Impatiens psittacina)

Kjo lule mund të gjendet vetëm në disa zona të veçanta në Tajlandë, Burma dhe Indi, ndërkaq pëlqehet nga botansitët për shkak të ngjasimit që ka me papagallin.

Lule laraska (Aquilegia)

Dikush e përshkruan si lule të bukur, por ka dhe të tillë që u duket si lule e frikshme – me pamje laraske apo dhe merimange.

Lule balonë (Platycodon)

Kjo lule derisa është në proces të çeljes duket si balonë që fryhet. Pamja e saj, është vërtetë mahnitëse.

Rosa fluturuese (Caleana major)

Rosa fluturuese është një lule e familjes së orkideve – dhe duket mu ashtu siç dhe e sugjeron emri i saj.

Lule kufoma (Amorphophallus titanium)

Lule kufoma çelë vetëm një ose dy herë gjatë një dekade. Aroma që lëshon kjo lule është unikate dhe e padurueshme, sepse ngjason me mishin e kalbur.

Fanari kinez (Physalis alkekengi)

Fanari kinez është një lule që merr formën e një fanari ndriçues derisa është në proces të lulëzmit. Ndoshta, ky emër dhe nuk është gjithaq i përshtatshëm për këtë lule.

 

- SPONSOR -Smiley face