Po korr një sukses të jashtëzakonshëm me karrierën e tij si solist dhe këtë fakt e vërtetojnë koncertet e tij që janë të mbushura me mijëra fansa. Vetëm pak ditë më parë këngëtari i famshëm ka performuar ‘live’ në Londër, projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Kiwi”.

Gjatë performancës 23-vjeçari aksidentalisht u rrëzua nga skena pasi shkeli në një kivi të hedhur përtokë nga fansat e tij, shkruan topalbaniaradio.

- SPONSOR -Smiley face

Ky ishte një ndër momentet më të turpshme dhe të sikletshme që është dashur të kalojë ‘live’ dhe që fatkeqësisht u përsërit. Këtë herë në Manchester në një sallë me plot 3500 fansa, Harry është penguar ndërkohë që po kërcente ku thuajse u rrëzua nga skena duke lënë kështu një tjetër skenë qesharake dhe të turpshme.

- SPONSOR -Smiley face