Qasja me çiltërsi, ëmbëlsi, delikatesë dhe edukatë ndaj teleshikuesve e bën Amin një nga personazhet më pozitive të ekranit dhe botës magjike të eventeve. Bukuroshja dhe shembulli i çmuar i vajzave shqiptare gjithmonë ka një mënyrë origjinale dhe të veçantë të prezantimit publik duke u kthyer në një personazh që e duan të gjithë. Në botën tonë dinamike, rrallë ndodh t’i kesh të gjitha dhe të të duan të gjithë.

Ami ka vërtetuar se suksesi i arritur me merita nuk mund të ndalet nga askush edhe dashuria e saj për të bukurën i mëposht të gjitha sfidat e realitetit.

- SPONSOR -Smiley face

Amarda Toska e njohur thjesht si Ami, është vajza shqiptare e cila i ka të gjitha. Nëna shembullore, bashkëshorte, një sipërmarrëse e suksesshme dhe një vajzë shumë e bukur.

Ami e ka nisur karrierën e saj me spektaklet dhe ekranin kryesisht në televizione kombëtare të rëndësishme në vendin tonë. Ami ka prezantuar spektakle me audiencë të lartë si “Portokalli”, “Dance with the stars” etj.

Përkrah angazhimit në televizion e spektakël Ami u bë shumë shpejt një sipërmarrëse e suksesshme në kompaninë që mban edhe emrin e saj.

“AMI Event”, aty ku ajo ka shoqëruar njerëzit në momente gëzimi si dasma, ditëlindje, festa etj.

Siç ju thamë më sipër Ami është një nënë shembullore. Drita e syve të saj quhet Joel, kingu i familjes Ami dhe Ermal. Të dy të suksesshëm dhe të zënë me punë ata shfaqen edhe mjaft të përkushtuar ndaj familjes së tyre të bukur.

 

- SPONSOR -Smiley face