Tashmë Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj identifikon dhe raporton në profilin e tij zyrtar në facebook të gjitha problemet që e shqetësojnë atë në kryeqytet. Një prej këtyre problemeve janë tullumbacet e përdorura nga të dashuruarit për ti shprehur dashurinë, apo uruar ditëlindjen njëri-tjetrit. Edhe pse të tilla raste janë të shumta në rrugët e Tiranës, dhe kryesisht në rrugën “Myslym Shyri”, Veliaj ka marrë një prej shembujve dhe ka shkruar: “Edhe 100 ylli im!
Por që të jesh YLL prej vërteti, hiqi pas feste zbukurimet, se e imagjinon vetë si do bëhej Tirana me 1 milionë ditëlindje.”

- SPONSOR -Smiley face