Nuk dihet nëse e menaxhon vetë faqen e instagramit, apo të tjerët, por ajo që bie në sy është veprimi që aktori i njohur ka bërë së fundmi. Robert Ndrenika është bërë pjesë e nismës më të re të bamirësisë: “Çdo person që ka mundësi edhe dëshiron të ndihmojë të varfërit, blini një bluzë tek nisma @njedritshprese. Ka thënien nga unë”, ka shkruar Ndrenika në Instastory. Kur aktori i madh i teatrit dhe kinemasë shqiptare përmendi fjalën thënie, bëhej fjalë për: “Nuk ka lumturi në këtë jetë…ka vetëm pika lumturie.”

- SPONSOR -Smiley face

Kjo thënie qëndron poshtë fotos së stampuar në bluzën, realizimi i së cilës bëhet për një kauzë. Duke porositur bluzën me foton dhe shprehjen e Robert Ndrenikës, ju keni ndihmuar familjet në nevojë.

- SPONSOR -Smiley face