Një event i përvitshëm që sjell në pasarelë të bukurën, sharmanen, klasiken dhe atë që të bën të kthesh kokën pas dhe ta admirosh për pamjen e kuruar nga koka deri tek këmbët. Bëhet fjalë për “Prishtina Fashion Night” 2017, një event i përvitshëm që mbledh së bashku njerëzit më të bukur të industrisë së modës. Stilistët më me zë nga Kosova prezantojnë në datën 27-28 tetor, koleksionet e tyre Vjeshtë- Dimër 2017. Nën organizimin deri në detajet më të imta, kjo mbrëmje pritet të ndez edhe me tepër bukurine e Prishtinës. Pjesëmarrës në këtë edicion të 11-te janë Shtëpia e Modës Tabja, Shtëpia e Modës Blini, Sarar, Walone Fashion Group etj. ‘Prishtina Fashion Night 2017’ nxjerr në pasarelë këtë të premte dhe të shtunë, në orën 19:30 modelet e bukura shqiptare.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face