Edhe pse prej dy vitesh është në një marrëdhënie me tenistin Grigor Dimitrov, këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger ka pranuar se shpesh ndihet e vetmuar. 39-vjeçarja ka dhënë një intervistë për “Mirror”, ku ka zbuluar gjërat që e shqetësojnë më shumë në jetën e saj dhe një prej tyre është fama. Këngëtarja është shprehur se fama nuk e lejon të shijojë gjërat e bukura të një jete normale. “Nuk do të gënjej, është e vështirë. Ndihesh e vetmuar. Jam gjithmonë në udhëtim, gjithmonë vetëm. Mendoj se çdo njeri në botën e spektaklit ndihet i vetmuar”, tha Scherzinger.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face