KAJRO, 21 shtator /ATSH-ANSA/ – Varrosur 2 500 vjet më parë dhe asnjëherë të hapur që prej asaj kohe, 27 sarkofagë u zbuluan nga arkeologët në një varrezë në Egjipt.

- SPONSOR -Smiley face

Varri u gjet në brendësi të një pusi në një vend të shenjtë në Saqqara, një varrezë aktive prej më shumë se 3 000 vitesh dhe një qendër e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Zbulimi, thekson BBC, është konsideruar nga ekspertët si më i rëndësishmi i këtij lloji.

Fotografitë e publikuara tregojnë arkivole prej druri të ruajtura mirë, të pikturuara me ngjyra të ndritshme dhe objekte të tjera më të vogla.

- SPONSOR -Smiley face