Muzeu Historik Kombëtar çel ekspozitën me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë! Nën organizimin e MHK në bashkëpunim me Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksionistëve të Shqipërisë në këtë ekspozitë do të gjeni:

Penën, me të cilën është nënshkruar Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; aparatin telegrafik mors, me të cilin Qeveria e Përkohëshme e Vlorës ka marrë e ka dhënë telegrame gjatë periudhës 1912-1914; objekte personale të protagonistëve të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; dhe më e rëndësishmja 30 flamuj të periudhës së Pavarësisë, foto origjinale të Ismail Qemalit dhe foto të firmëtarëve.

- SPONSOR -Smiley face

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 28 nëntor deri më 4 dhjetor 2017, në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.

 

- SPONSOR -Smiley face