Elia Zaharia Zogu dhe Princi Leka më datë 8 tetor 2016 kurorëzuan dashurinë e tyre.

Ka kaluar një vit që prej asaj dite, prandaj Elias i është dashur të risjellë ndërmend ato çaste tepër të lumtura për të dy. Ajo duket tepër nostalgjike për të shkuarën pasi sot në llogarinë e saj në Instagram, ka postuar një video ku shfaqen emocionet e kërcimit të ciftit, si dhe foto të ndryshme ku ajo vetë shkruan:

- SPONSOR -Smiley face

“Si sot një vit më parë në këtë përvjetor të parë të martesës, po ndaj me ju disa kujtime të gëzueshme! Falenderoj me zemër të gjithë ata që na u bashkuan dhe na dhuruan ditën më të bukur të jetës sonë”

Momentet e paharueshme  që cifti ka përjetuar në ato kohë, ka dashur që ti ndajë edhe sot me miqtë.

 

- SPONSOR -Smiley face