Kujtime fëmijërie, letra të grisura me gjurmët e vizatuara në mur, vese, vëzhgime, shikime fshehtësie, portrete të rriturish, habi lumturie, dashuri, gogola me gjëegjëza, janë pjesë e këtij cikli me titullin “Detyrë Klase”, me autor Eljan Taninin. Ai fton fëmijët të vizitojnë këtë ekspozitë me prindërit, ndërsa të “mëdhenjtë”, mos të rriten shumë seriozisht. Autori ka si qëllim të kthehet në fëmijëri, duke provokuar me pastërtinë e dëshirave njerëzore. Teknika që ka përdorur Tanini për të realizuar këtë cikël është akrilik mbi kanavacë.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face