Gradojeni furrën në temperaturën 180 gradë Celsius. Në një enë tundim vezët dhe sheqerin. I shtojmë qumësht, vaj, pluhur pjekjeje, vanilje dhe miell njëra pas tjetrës. Enën e pjekjes e lyejmë më vaj dhe pak miell, përziejmë  drithërat dhe frutat e thata, e më pas i vendosim në enën e pjekjes. Kekun e vendosim në furrë për 40-45 minuta. Pasi të piqet keku dhe i kalon ngrohtësia e pare, e zbukurojmë me sheqer pluhur. E servirim në pjatë me feta të prera hollë.

- SPONSOR -Smiley face

Përbërësit:

4 vezë

1 gotë sheqer

1 gotë qumësht

1 gotë vaj

1 gotë me drithëra të përziera

Pluhur për pjekje

1 pako vanilje

Miell

Fruta të thata

- SPONSOR -Smiley face