Emina Cunmulaj njihet për thjeshtësinë e saj dhe bukurinë për të cilën vlerësohet nga tregu ndërkombëtar i modelingut.
Në një dalje LIVE në Instagram, Emina u shfaq pa tualet, me flokë të çrregullta për të biseduar me fansat e saj të shumtë, të cilët nuk i kursyen komentet dhe komplimentat pozitive.

Emina herë foli shqip dhe herë anglisht, për të respektuar gjithë fansat e saj dhe prejardhjen.
Emina këtë verë ishte e pranishme në Shqipëri falë një nisme për të ndihmuar familjet shqiptare në nevojë, fushata e bamirësisë e preku shumë Eminën e cila dha disa mesazhe të rëndësishme për shoqërinë dhe respektin njerëzor edhe kur nuk ka balanca ekonomike.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face