Skandali në emisionin “Boom”: Gjykata e Durrësit liron Kristian PreçinPas katër muajsh paraburgim, vendoset pushimi i çështjes.

Gjykata e Durrësit, ka vendosur sot lirimin e shtetasit Kristian Preçi dhe pushimin e çështjes. Rasti I Preçit u bë public nga emisioni investigativ “Boom”, duke përfshirë të gjitha hallkat e shtetit, që nga policia, prokuroria, gjykata. Ai u arrestua në shtëpinë e tij pas një deklarate të një shtetaseje sipas së cilës ai I kishte vjedhur celularin.

- SPONSOR -Smiley face

Preçi arrestohet, dhe madje në proçesverbal, megjithëse gjatë kontrollit nuk iu gjet asgjë dhe arrestimi u bë në gjumë, u shënua se ishte kapur në flagrancë. Emisioni investigative “Boom” është interesuar për rastin duke nxjerrë në dritë, mënyrat se si veprojnë dhe gati bashkëpunojnë hallkat e drejtësisë edhe për raste të tilla flagrante. Prokurori që pranonte se për shkak të vjedhjeve të shumta, bëhen edhe shembuj. Gjykata që vendoste ta linte në burg, pavarësisht se provat e gishtërinjve kishin rezultuar negative dhe madje telefoni I ishte gjetur dikujt tjetër.

Policia që shoqëronte familjarët e verbër të Kristianit, pse kishin protestuar për vendimin karshi tij. I gjithë ky kalvar, I cili vazhdonte prej katër muajsh, mori fund sot me vendimin e Gjykatës së Durrësit që vendosi pushimin e çështjes dhe kthimin e Preçit në liri.

Një e drejtë e kthyer në vend, por pas katër muajsh padrejtësie që normalisht duhet t’I venë në lëvizje gjithë strukturat e drejtësisë në linjë vertikale.

- SPONSOR -Smiley face