Koreografia Enada Hoxha në një intervistë ekskluzive për mulliri.al, ka treguar për punën në Teatrin e Operas dhe Baletit, familjen, marrëdhënien me kolegët dhe balerinët e rinj. E pyetur se cfarë këshillash do t’i jepte stuudentëve të baletit dhe koreografisë, Enada zbulon çelësin e suksesit.

- SPONSOR -Smiley face

“Nuk dua të them atë fjalën klishe: punë, punë dhe vetëm punë. Dihet që pa punë nuk arrihet asgjë. Do t’i këshilloja të jenë njerëz mbi të gjitha, edukata të bën të ecësh më përpara se sa puna ndonjëherë, të qenët njeri i mirë, të qenët njeri me disiplinë dhe pa diskutimi punë. Po të lidhen të tëra bashkë, të çojnë drejt suksesit. Kjo është edhe këshilla kur punoj me  balerinët e mi”, shprehet Enada Hoxha për mulliri.al.

Ajo ka edhe një këshillë për armiqtë: Në këtë jetë ka njerëz që na duan dhe nuk na duan, na pëlqejnë dhe nuk na pëlqejnë. Nëse unë jam mirë me veten, për mua çdo gjë është në rregull. Nuk kam cënuar njeri as në profesion as në jetë dhe kjo më mjafton. Në momentin që vë kokën në jastëk dhe më zë gjumi, atëherë unë jam mirë. Atëherë kur nuk do të më zërë gjumi, do të ketë diçka që nuk shkon.

- SPONSOR -Smiley face