Koreografi Eno Peçi, njëherësh solist i parë i Operës së Vjenës, që së fundmi po bashkëpunon edhe me Teatrin e Moskës, vjen në Shqipëri për premierën “Exil-Deja Vu”. Ai do të ngjisë në skenë premierën me balerinët e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.

- SPONSOR -Smiley face

Premiera e kësaj shfaqjeje është këtë fundjavë, më 25 nëntor dhe 26 nëntor, në sallën e Universitetit të Arteve.

Balerini shqiptar është vlerësuar nga kritika botërore për një interpretim tepër kompleks duke nisur që nga roli që spikat atë që duhet transmetuar tek shikuesi, te sinkronizimi i lëvizjeve personale me muzikën, sinkronizimi i lëvizjeve me balerinën ose me grup balerinësh.

- SPONSOR -Smiley face