Këngëtarja shqiptare e famshme tani edhe në botë, Era Istrefi, aktualisht ndodhet në Athinë të Greqisë. Ajo siç shihet ka udhëtuar drejt këtij shteti bashkë me motrën e saj, Norën, për të punuar sërish në studion e Clydee – producentit dhe kengetarit te mirenjohur. Ka qenë Era ajo e cila ka postuar fotografi në studion e tij, duke zbuluar vendndodhjen dhe duke lënë të kuptohet se diçka e re po vjen së shpejti.Një postim rreth kësaj e ka bërë edhe Claydee, ndërsa në fotografinë me artisten Istrefi thotë se po vjen një tjetër këngë, që do të shndërrohet në hit. Gjatë kësaj kohe, biondja po shijon suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Yellow Claw dhe burrin e Cardi B, Offset, me këngën “Let’s get married”. Projekti, i cili është lançuar muajin e kaluar, për vetem pak javë ka mbledhur mbi 700 mijë klikime.Theksojmë që këngëtarja Istrefi, e nisi karrierën e saj në vitin 2013, dhe deri në vitin 2016 prodhoi muzikë për tregun vendas, e që më pas arriti që të depërtojë në tregun ndërkombëtar duke shënuar suksese të shumta. Rezultate imazhesh për era istrefi claydee

- SPONSOR -Smiley face