Era Istrefi është ende duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor “No I Love Yous” në bashkëpunim me French Montana, por duket se këngëtarja është gati t’u prezantojë fansave të saj muzikë të re. Përmes një postimi të bërë në Instagram, këngëtarja ka treguar se kënga e saj vazhdon të ngjitet nëpër klasifikimet e ndryshme botërore. Në këtë postim Era ka lënë të nënkuptohet gjithashtu se është gati për projektin e radhës, pasi i është drejtuar fansave të saj me pyetjen: “A jeni gati për më shumë muzikë?”

- SPONSOR -Smiley face