“BonBon” nga Era Istrefi. (Ka arritur tashmë 128 milionë klikime në YouTube.)

Kjo këngë e mrekullueshme  tingëllon si një remiks euro-pop i një bashkëpunimi Rihanna & Major Lazer që kishte humbur për shumë kohë .

- SPONSOR -Smiley face

Ajo është një artiste e freskët, e sigurt dhe e fokusuar tek perfeksioni. Tashmë e madhe në vendin e saj. Por Era rriti suksesin  e saj edhe jashtë Shqipërisë, dhe nderkohë pritet të arrijë një marrveshje  rekord në SHBA.

Era Istrefi ka thënë se edhe ajo vetë është e surprizuar me famën e këngës: “Është hera e parë në histori që një këngë në gjuhën shqipe p bëhet një hit global – nuk ka ndodhur kurrë më parë kështu si mund ta prisja” thote ajo.  “Mendoj se është diçka për të treguar  mënyrën se si muzika mund të jetë kaq e fuqishme. Kur transmeton llojin e duhur të energjisë, ajo mund të thyejë të gjitha kufijtë. Dhe unë personalisht mendoj se gjuha shqipe në fakt e bën këngën tingëllojë më unike”.

Istrefi  tregon se ajo cka e frymëzoi të shkruaj, në të vërtetë ka qënë dëshira për të qenë e vetme në ngritjen e karrieres se saj. Frika për të ecur vetëm në këtë botë më nxiti më se tepërmi. Doja të krijoja diçka që i nxit njerëzit të ndihen të pavarur dhe të duan edhe të argëtohen në të njëjtën kohë.

Por kengëtarja deklaron se e  vetmja gjë që ka rëndësi për të është, që të argëtohesh dhe të argetosh në të njëjtën kohë . “Ky është qëllimi im kryesor”!

 

- SPONSOR -Smiley face