#rubrikarisimulli #erarusi #opinion #dreambigworkhard #mullimedia

- SPONSOR -Smiley face

Të menduarit ositik tingëllon i dobishëm në sipërfaqe.  (Shumica prej nesh do të preferonte të ishte pozitiv dhe jo negativ.) Të ëndërrosh bukur, të duhet të punosh fort për të arritur, por gjithmonë është një mendje e fuqishme prapa që fuqizon vazhdimin e të qënurit e fortë dhe pozitive. Por, “të menduarit pozitiv” ,është gjithashtu një term po aq i butë dhe i adhurueshëm, tamam si personazhi që rubrika “Risi Mulli” ka përzgjedhur sot për të ndarë me ju opinionin tonë. Ajo është pikërisht artistja famshme ,Era Rusi.

Përmes pozitivitetit të saj dhe talentit që mbart , Era na fal çdo ditë pozitivitet ku thjesht arritjet e saj artistike na bëjnë të lumtur ose të ndihemi optimist dhe të frymëzuar që ajo na përket neve dhe qëndrimit tonë pizitiv. 

Më shumë se optimiste, frymëzuese, sharmante, e bukur, e zgjuar dhe pozitive, Era na bën çdo ditë të ndihemi krenarë për të, duke e prezantuar veten si një nga artistet më me peshë brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, shkruan mulliri.al.

Era Rusi është një nga këngëtaret më të pëlqyera të momentit dhe këngët e saj dëgjohen kudo. Karriera e saj ka nisur shumë vite më parë dhe çmimin e parë Era e ka fituar në Festivalin e Zërave të Rinj në Tiranë dhe më pas dhjetra çmime të tjera që ngritën lart emrin e saj. Këngët e saj janë hite të padiskutueshme dhe dëgjohen dhe kërcehen në çdo club dhe dasma.

Së fundmi, vitet 2018-2019 ishin tepër të suksesshëm për të. Në 27 Maj, Era publikoi bashkëpunimin “Telat e zemrës” me Remzie Osmanin, klip që ishte hit i verës dhe numëron mbi 24 milionë klikime në Youtube. Më pas një tjetër bashkëpunim me Ylli Bakën, i publikuar në 19 Gusht 2018, “Dasma ime” dëgjohej në çdo dasmë dhe ka rrëmbyer 13 milionë klikime. Më pas në tetor Era publikoi këngën e saj solo “Mos ma merr” që i dedikohej një dashurie të humbur, këngë e kënduar plot emocion dhe me një zë të fuqishëm që vetëm Era Rusi mund tregojë më së miri live. Po ashtu “Më dhemb dashnia” është një nga projektet e fundit të këngëtares, që ka nxjerrë në pah anën romantike të Erës, projekt që u pëlqye shumë. Kënga “Le ti dali flaka” është më e reja e Erës, e publikuar në 8 Korrik, kënga u pëlqye menjëherë duke u kthyer në hit të padiskutueshëm. Era Rusi është padyshim një nga këngëtaret më të mira shqiptare dhe këtë e vërtetojnë, hitet e padiskutueshme dhe zëri i saj, shkruan mulliri.al 

- SPONSOR -Smiley face