Botohet libri i fundit i Erald Kaprit, “Sekretet e luftës”. Ky libër shfaq një Shqipëri tjetër sipas dokumenteve britanike. Autori i librit sqaron titullin provokativ dhe arsyen thelbësore se përse qeveria komuniste i ka fshehur këto dokumenta.


“Nuk është aspak provokativ, sekretet e luftës përmbajnë një informacion tepër të rrallë për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri. Bëhet fjalë për 150 dokumente të rralë të cilët flasin për raportin që flasin gjatë luftës. Britanikët kanë një farë rëndësi të madhe për Shqipërinë, për shkak se ato erdhën 150 oficerë britanikë që luftuan për një vit e gjysëm dhe sollën një sasi parash dhe ndihmash në mënyrë kolosale. Mund të përmënd 120 mijë monedha ari që erdhën në shqipëri për luftën , që kryesisht i mori Lëvizja komuniste dhe ky ishte një faktor kryesor që ata patën mundësi për të fituar luftën në Shqipëri”, shprehet autori i librit Erald Kapri.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face