Këngëtarja e muzikës së lehtë shqiptare, Eranda Libohova ishte së fundmi e ftuar tek e “Wake Up“ në  Top Channel aty ku foli rreth karrierës së saj muzikore, duke mos lënë anash edhe festivalet.

- SPONSOR -Smiley face

Ajo e ka komentuar edhe Festivalin e “RTSH”,ku u vlerësua me çmimin e dytë me këngën “100 pyetje”. Përtej thashathemeve se ka dashur të shkonte  në Eurovision këngëtarja e ka sqaruar njëherë e mirë të vërtetën.

Ajo u shpreh se asnjëherë nuk ka pasur ambicie që ta prek “Eurovisionin “dhe nëse do ta fitonte çmimin e parë do t’ia jepte dikujt tjetër mundësinë për të shkuar  në Festivalin Evropian.

“Nuk kam dashur. Madje kam thënë, unë edhe sikur ta merrja do ta dorëzoja. Nuk e shikoj fare Eurovisionin për veten time. Unë dua të bëj një këngë ose kam kënduar këngë që kanë melodi dhe tekste të ndiera.Atje këngët formatizohen si për Eurovision, gjë që nuk më ngroh… Shkurt nuk e kam fare ambicie atë Eurovisionin”, ka thënë Eranda. Theksojmë se e ftuar para 3 javësh tek “Rudina” Eranda ka pohuar se do ta provonte sërish garën në Festivalin e “58 “ në “Rtsh”, deri atëherë kur ta fitonte dhe  ta prekte njëherë skenën e “Eurovisionit” , mesa duket paska ndryshuar mendje sërish…, shkruan mulliri.al

Eranda Libohova në fillim të muajit shkurt e ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “14”, një këngë që flet për një dashuri të humbur.

- SPONSOR -Smiley face