Ditën e djeshme, më 6 dhjetor, si çdo vit bëhet ndezja e dritave të pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, me kryeqytetasit të pranishëm, dhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. Do të ndalemi te kryetari, sepse ai është një ndër ata persona me shpirtin festiv, që përçon mesazhe e sjellje pozitive. I tillë ka qenë edhe statusi me urimin dhe fotografitë e albumit të festive. “Tirana ndezi mbrëmë “Sheshin Skënderbej”! Mezi i pres festat, jo aq për dritat e festimet, sesa për dritën e mirësisë që i gjithë qyteti ndez brenda vetes! Le ta kthejmë Dhjetorin në muajin më të madh të bujarisë dhe të solidaritetit në Tiranë!”, ka shkruar në Facebook dhe Instagram, Erion Veliaj.

- SPONSOR -Smiley face