Sot në orën 19:00 Teatri i Metropolit shfaq premierën e komedisë “Nata e dymbëdhjetë” të një prej veprave më të mira të William Shakespare nën regjinë e Justin Anderson. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në facebook ka promovuar fuqishëm komedinë, e cila ka marrë më të mirat e trashëgimisë sonë kulturore siç janë kostumet popullore dhe kënga polifonike duke i gërshetuar me tekstin brilant të Shekspirit. Disa prej emrave që interpretojnë janë: Mehmet Xhelili, Rozi Kostani, Guri Koço, Florian Agalliu, Armela Demaj etj. Shfaqja do të jetë në Teatrin e Metropolit deri në datën 17 Dhjetor.

- SPONSOR -Smiley face