Prej disa ditësh dy artistët Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu kanë njoftuar nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale dhe fotografive se kanë nisur një tur në botë.

Dy artistët shqiptarë me famë botërore gjenden në Argjentinë në këtë mes shtatori, ku për nder të 160 vjetorit të Teatrit Colon kanë performuar veprën e njohur të Verdit “La Traviata”.

- SPONSOR -Smiley face


Performanca e tyre ka mahnitur publikun e pranishëm në teatër, të cilët janë ngritur në
këmbë dhe i kanë dhënë një duartrokitje të gjatë artistëve që performuan në skenë.

Interes të veçantë shfaqen edhe platformat online të cilat e transmetuan live eventin,
duke shënuar një numër të lartë shikuesish.
Dyshja Jaho dhe Pirgu kanë ngritur publikun në këmbë kudo ku kanë shkuar e kanë
performuar, duke bërë krenarë çdo shqiptar.

- SPONSOR -Smiley face