Vlerat e lëngut të shegës për shëndetin në përgjithësi dhe lëkurën në veçanti janë të pamohueshme.

Në fakt, ngritja në piedestal e shegës është krejt e justifikueshme. Ajo na jep një nga lëngjet më të mira për njeriun.

- SPONSOR -Smiley face

Shega renditet në listën e shkurtër të disa frutave që kanë të njëjtat vlera si në formën e plotë të tyre ashtu edhe në formën e lëngut.

Lëkura e shegës përmban sasinë maksimale të antioksidantëve të cilat çuditërisht shumëfishohen në momentin që fryti shtrydhet dhe nxjerr lëngun fantastik.

Në aspektin e vlerave, lëngu i shegës dhe fruti në përgjithësi renditet krah boronicave dhe çajit jeshil.

Një gotë e vetme me lëng shege ofron 40% të dozës ditore të acidit folik dhe vitaminave A, C dhe E

Lëngu i freskët ose i saposhtrydhur i shegës nuk ka të krahasuar me lëngjet e paketuara. Kjo për faktin e vetëm se në variantin e papërpunuar, ai përmban sasinë maksimale të vitaminave.

  1. Lëngu i shegës përmirëson shëndetin e zemrës
  2. Lëngu i shegës forcon imunitetin
  3. Lëngu i shegës kundër plakjes
  4. Lëngu i shegës përmirëson lëkurën
  5. Lëngu i shegës dhe shtatzania
  6.  Lëngu i shegës kundër rënies së flokëve
- SPONSOR -Smiley face