Pas çmimit dhe super performancës në Brits, P!nk ka zgjedhur që të bëjë disa ditë pushim. Këngëtarja 40 vjeçare ka zgjedhur që të pushojë në plazh duke shijuar rrezet e diellit. Por ajo që na bëri përshtypje është edhe trupi i saj që është shumë i bukur për moshën që ajo ka ( sigurisht që s’mund ta krahasojmë me JLo).

P!nk  ka zgjedhur plazhet e Meksikës për të pushuar ku shoqërohet edhe nga familja e saj, vajza dhe bashkëshorti Carey Hart. Me një kapele dhe një birrë në dorë, e veshur me një palë bikini Zimmermann ajo është fotografuar nga paparacët dhe me siguri nuk i ka pëlqyer kjo gjë pasi Pink e urren që të fotografohet kur është me familjen e saj.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face